Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Merkato në Madrid, Evertoni dhe Ancelotti projektojnë goditjen e madhe

schedule21:57 - 5 Maj, 2021

schedule 21:57 - 5 Maj, 2021

Everton ka ambicie të mëdha. Drejtuesit e klubit anglez i kanë besuar pankinën një emri të madh si Carlo Ancelotti, teksa nuk ka munguar merkato cilësore.

Ekipi e filloi mirë kampionatin dhe gjatë gjithë kohës ka qenë afër objektivit Champions League, por ndeshjet e fundit nuk kanë qenë shumë pozitive.

Tifozët presin një skuadër edhe më të fortë sezonin e ardhshëm, ndërsa drejtuesit janë gati t’i dhurojnë një futbollist të madh trajnerit Ancelotti.

 

Ancelotti dhe Bale kur ishin pjesë e Real Madrid

El Chiringuito raporton se Everton është futur në garë për Gareth Bale. Ylli uellsian po luan i huazuar te Tottenham, por klubi londinez nuk ka ndërmend të shpenzojë për të.

As te Real Madrid nuk e duan më. Klubi nga Liverpuli po përgatit një ofertë, teksa Ancelotti shpreson të punojë sërish me Bale, pas aventurës të suksesshme në La Liga me Realin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!