Laçi ka bërë lëvizjen e parë në merkato, duke afruar një sulmues krahu nga Kosova. Iljasa Zulfiu është zyrtarizuar pjesë e skuadrës së drejtuar nga Shpëtim Duro. 22-vjeçari ka luajtur në Kosovë me Malishevën dhe Flamurtarin e Prishtinës, ndërsa është formuar si lojtar tek Lugina në vendlindjen e tij, në Preshevë.
Zulfiu ka luajtur edhe në Serbi me skuadrën e Radnik Surdulica, duke debutuar në Superligë në nëntor të vitit 2017 kundër Crvena Zvezda. Kurbinasit deri tani kanë lënë të lirë dy lojtarë, brazilianin Teco dhe mesfushorin Donald Rapo.
Deri në fund të merkatos në kampin e bardhezinjve nuk pritet që të ketë shumë lëvizje, pasi trajneri Duro mendon se e ka të plotë grupin dhe nuk kanë nevojë për një mbingarkim të skuadrës. /abcnews.al

