Merkato në Itali, Milani shet Piatek për të arritur te një zikaltër

schedule18:54 - 12 Janar, 2020

schedule 18:54 - 12 Janar, 2020

Milani mund të shesë sulmuesin Krzysztof Piatek këtë muaj, në mënyrë që të sigurojë fonde për një transferim të anësorit të Interit, Matteo Politano.

Kuqezinjtë pritet të jenë të ngarkuar në këtë merkato të janarit, pas një gjysme të parë të vështirë të sezonit. Zlatan Ibrahimovic tashmë ka nënshkruar, plus blerjet e Simon Kjaer dhe Asmir Begovic do të konfirmohen së shpejti.

Një lojtar që përballet me një të ardhme të pasigurt në klub, është Piatek. Sulmuesi polak u la në pankinë për fitoren 0-2 të së shtunës ndaj Cagliarit, me Zlatan Ibrahimovic dhe Rafael Leao që shënuan.

Sipas Sky Italia, ​​Milani do të lejojë Piatek të largohet këtë muaj për ofertën e duhur, për sa kohë që Ibra vazhdon të garantojë vazhdimësi. Nëse ai do të largohej, atëherë Paolo Maldini dhe Zvonomir Boban do të përqendroheshin në nënshkrimin e Matteo Politano, një sulmues i i cili mund të luajë në të dy krahëte sulmit dhe që kërkon largimin nga Interi./abcnews.al

Matteo Politano dhe Marcelo Brozovic

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!