Alfred Zefi u largua nga Bylis verën e vitit të kaluar dhe zgjodhi të vijojë karrierën te Besa e Kavajës. 20 ndeshje zhvilloi mesfushori me verdhezinjtë, të cilët nuk ia dolën të rikthehen në Superiore.
Aventurës në Kavajë i ka ardhur fundi, lajm që e jep vetë 28-vjeçari me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Nga sot nuk jam më pjesë e ekipit të Besës.
Falënderoj stafin edhe futbollistët me të cilët punuam së bashku, ju uroj suksese të gjithëve“, shkruan Zefi, i cili vitet më të bukura i kaloi te Laçi, ekip ku fitoi dy herë Kupën e Shqipërisë. /abcnews.al