Merkato në Çeki, Shkëmbit i sjellin një përforcim për mbrojtjen

schedule11:49 - 10 Janar, 2022

schedule 11:49 - 10 Janar, 2022

Dinamo ende nuk ka nisur me zyrtarizimet, por nën urdhrat e Bledi Shkëmbit janë vënë disa futbollistë. Emri më i spikatur është Sabien Lilaj.

Së fundmi ka mbërritur në kryeqytet edhe një mbrojtës qendre, i cili ka luajtur edhe në elitën e futbollit çek me skuadrën e Pribram.

Bëhet fjalë për një kamerunas, Olivier Kingue, 25 vjeç, i cili do të jetë një nga përforcimet e Dinamos për gjysmën e dytë të sezonit.

Merkato e bluve nuk mbyllet me kaq, pasi priten edhe të tjera përforcime në vazhdim, mes tyre edhe sulmuesi Reginaldo që ka luajtur me Luftëtarin, Laçin dhe Kukësin.  / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!