Merkato në Bundesliga, Milani tenton “shkatërruesin” e kombëtares

schedule17:58 - 12 Gusht, 2021

schedule 17:58 - 12 Gusht, 2021

Një emër i ri ka dalë në skenë për Milanin. Kuqezinjtë kanë hedhur sytë nga Bundesliga gjermane, aty ku tentojnë Florian Grillitsch, mesfushorin shkatërrues të skuadrës së Hoffenheim.

26-vjeçari austriak luan edhe si qendërmbrojtës, teksa numëron 26 ndeshje dhe 1 gol me ekipin kombëtar. Kicker shkruan se lojtari pëlqehet shumë nga drejtuesit e nënkampionëve të Italisë.

Grillitsch ka edhe një vit kontratë me klubin gjerman, fakt që ul disi pretendimet e Hoffenheim. Gjithsesi, media gjermane thekson se akordi mund të arrihet për shifrën e të paktën 10 milion eurove.

Bisedimet mes palëve kanë filluar, mesfushori austriak është entuziast në lidhje me transferimin në Milanello, teksa për shërbimet e tij interesohet edhe Napoli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!