Ivan Rakitic, mesfushorit kroat i Barcelonës, ka folur së fundmi për “Cadena Cope”. Ai ka prekur tema të ndryshme, duke nisur me merkaton dhe një ngacmim për Lautaro Martinez. “Unë gjithmonë dua të kem në ekip lojtarët më të mirë dhe Lautaro është nga ata të niveli të lartë. Do isha i lumtur nëse do të bashkohej me ne. Nuk mund të them asgjë tjetër. Kjo është diçka që mua nuk më shqetëson, pasi nuk luaj asnjë rol në këtë”.
Në lidhje me rinovimin dhe zërat e merkatos, Rakitic shton: “Presidenti Bartmoneu nuk më ka thirrur, por mund ta bëjë në çdo moment. Nuk kam mendime negative në kokë. Jam mësuar ta shoh emrin tim në lajmet e merkatos. Mund të them vetëm se jam i lumtur që rifillova stërvitjen dhe vesha sërish fanellën e Barcelonës.
Të gjithë kemi dashur të vrapojnë dhe t’ia pasojmë një shoku, e jo ta përplasim në mur. Dua që të fitoj sa më shumë tituj. Vajza më pyeti se kur do të kemi një kupë tjetër në shtëpi dhe i thashë se së shpejti do t’i ketë dy.
Për momentin mendoj vetëm për Barcelonën. Kushdo që më njeh e di lidhjen time me Spanjën. Ne do rikthehemi të jetojmë në Sevilla, herët apo vonë, pasi gruaja ime kërkon që ta shohë sa më shpesh familjen e saj. Për momentin jemi mirë në Barcelonë”. /abcnews.al