Jo vetëm Pierre Kalulu: Milani është gati të investojë dhe për dy mbrojtës të tjerë krahu. Kështu raportojnë mediat italiane, më konkretisht me CalcioMercato që ka zbuluar se Calabria do të largohet.
Mbrojtësi i djathtë do të zëvendësohet me Denzel Dumfries, me lojtarin e PSV Eindhoven që pritet të jetë titullar dhe i mbështetur nga Andre Conti.
Gjithashtu, Milani po punon për të gjetur një zëvendës të besueshëm të Theo Hernandez, një lojtar që trajneri i ardhshëm Ralf Rangnick t’i besojë. Mbrojtësi i majtë 21-vjeçar i Dynamo Kiev, Vitaliy Mykolenko është objektiv i Milanit, ndërsa Laxalt dhe Rodriguez, do të largohen përfundimisht./abcnews.al