Laçi nuk e ka mbyllur merkaton. Bardhezinjtë kanë nënshkruar edhe me një mbrojtës qendre dhe e kanë zyrtarizuar përmes një postimi në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për futbollistin Viktor Velkoski, i cili ka luajtur në Maqedoninë e Veriut dhe 6 muaj në Greqi me Aiginaikos.
“Viktor Velkoski është përforcimi i radhës në skuadrën tonë. Futbollisti 25-vjeçar luan si mbrojtës qendre dhe do të jetë pjesë e klubit tonë për dy sezonet e ardhshme.
Sezonin e shkuar ai ishte pjesë e Vardar, ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut ka luajtur edhe me Pelister, Skopje, Pobeda dhe Rabotnicki. KF Laçi i uron mirëseardhjen”, shkruajnë kurbinasit në njoftimin e bërë. /abcnews.al
View this post on Instagram