Financat nuk janë problem për Manchester United dhe drejtuesit e klubit anglez kanë fiksuar dy objektivat e radhës për merkaton e verës: një qendërmbrojtës dhe një mesfushor.
I preferuari për repartin e prapavijës vazhdon të jetë Raphael Varane. 100 milion euro ofruan “Djajtë e Kuq” dy vite më parë, por francezi vendosi të rinovojë me Real Madrid.
Manchester Evening raporton se klubi i Premier League po përgatit ofertën e radhës për kampionin e botës, teksa në mesfushë do të tentohet Marco Verratti.
Mesfushori italian i PSG-së, pëlqehet shumë nga Ole Gunnar Solskjaer. Trajneri norvegjez e cilëson si lojtarin perfekt për mesin e fushës dhe do të tentohet blerja e tij nga kampionët e Francës. /abcnews.al