Sezonet e fundit kanë qenë negative për Manchester United dhe drejtuesit e klubit e gjejnë zgjidhjen te merkato. Paratë nuk mungojnë dhe futbollistë të mëdhenj pritet të zbarkojnë në “Old Trafford” gjatë verës.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer është në garë për t’u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm dhe Chelsea e vendit të katërt është vetëm 3 pikë larg. Trajneri norvegjez do të ketë një buxhet më madh për merkaton e verës dhe Daily Mail zbulon shifrën e majme.
Bëhet fjalë për 270 milion euro shpenzime për të përforcuar skuadrën. Objektivi i madh i “Djajve të Kuq” është Jadon Sancho. Ylli anglez po shkëlqen me Dortmund dhe klubi anglez po punon prej kohësh për arritjen e një akordi me verdhezinjtë dhe vetë lojtarin. /abcnews.al