Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, shqetësohet se ekipi i tij do ta ketë të vështirë këtë sezon. Kryeqytetasit nuk bënë dot përforcime për shkak të dënimit të FIFA-s dhe kjo i la prapa nga rivalët.
Ajo që u luajt në Librazhd nuk mund të quhej provë e vërtetë. Partizani mundi Ilirinë 5-0 në raundin e parë të Kupës, dhe menjëherë vjen ndeshja ndaj Kastriotit në Fushë-Krujë.
Trajneri Ilir Daja, pjesërisht i kënaqur me ekipin, vlerëson krutanët dhe porosit futbollistët përpara kësaj ndeshjeje. Tema e merkatos së bllokuar i përmendet sërish dhe tekniku i të kuqve flet me sinqeritet, por nuk është se mund të ankohet.
Në Librazhd, tifozët ishin pranë ekipit megjithëse janë të ndaluar në stadium. Nuk mungon një mesazh edhe për ata, që konsiderohen aleati më i rëndësishëm i të kuqve. Sidomos në këtë sezon që e gjen Partizanin jo në pozita shumë të mira. /abcnews.al

