Merkato e janarit do të shohë shumë lëvizje në Serie A, me skuadrat e njohura që kërkojnë të përforcohen sa më shumë të jetë e mundur. Roma po shikon shumë alternativa për të përforcuar skuadrën, si dhe për të zëvendësuar largimet e mundshme.
Edin Dzeko kërkohet nga shumë skuadra dhe me shumë gjasa, boshnjaku do largohet. Roma po mendon për Nikola Kalinic si pasuesin e tij. Gjithashtu, verdhekuqtë kryeqytetas po kërkojnë edhe shërbimet e Hakan Calhanoglu, raporton Corriere dello Sport.
Drejtuesit e Romës janë pro një shkëmbimi të Edin Dzekos me Hakan Calhanoglu, në rast se sulmuesi boshnjak nuk firmos me ndonjë nga skuadrat e interesuara për të. Calhanoglu me shumë gjasa mund të ndërrojë destinacion në janar, por dëshira e tij mbetet Bundesliga. Ky duket një shkëmbim shumë i vështirë për dy klubet, por bisedimet kanë nisur./abcnews.al