Atletico Madrid po kërkon për një bomber në merkaton e janarit, pasi Diego Costa dhe Alvaro Morata nuk janë në lartësinë e duhur. Këtë gjë e tregojnë dhe statistikat këtë sezon, pasi në 15 ndeshje në La Liga, Atletico ka shënuar vetëm 16 gola.
Si pasojë, ekipi kryeqytetas synon të përforcohet në sulm dhe ka piketuar dy sulmuesit e Serie A. Bëhet fjalë për Piatek dhe Belotti. Sulmuesi i Milanit nuk po luan rregullisht nën urdhrat e Piolit dhe me Atletico kërkon ta marrë në huazim 6 muaj me opsion blerje në fund të sezonit.
Ndërsa Belotti, do të jetë një alternativë më e shtrenjtë. Kapiteni i Torinos vështirë të ndryshojë ambient, sidomos në mes të sezonit, por siç raportojnë mediet iberike, Atletico po përgatit një ofertë të majme. Gjatë ditëve të ardhshme, pritet të ketë dhe detaje konkrete./abncews.al