Mërgjyshi: Skuadra funksionoi mirë, gabimet individuale në fund na kushtuan

schedule19:17 - 11 Qershor, 2020

schedule 19:17 - 11 Qershor, 2020

Trajneri i Apolonisë, Artan Mërgjyshi, foli për mediat e pranishme në stadium pas humbjes 1-2 në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë përballë Kukësit. Sipas Mërgjyshit, gabimet individuale i kushtuan sot skuadrës së tij.

“Kalendari i ngjeshur? Ne e kemi kërkuar këtë me ngulm, pasi është normale në të gjithë botën: Ekipet që kanë organikë dhe cilësi më shumë, mund të luajnë çdo tre ditë, ndërsa për ne ishte e pamundur të luanim në 48 orë. Besoj do të na bënin më mirë sikur të kishim 24 orë më shumë.

Reparti më problematik? Nuk mund të them me reparte, sepse skuadra funksionoi, mbrojtëm mirë, bëmë presing në gjysmëfushën tonë. Luajtëm mirë si skuadër në fazën mbrojtëse, por gabimet individuale në kushtuan në fund”, u shpreh Mërgjyshi./abcnews.al