Napoli po kalon momente fantastike, teksa me fitoret e njëpasnjëshme është ka vënë “një dorë” në trofeun e Kampionatit italian, Serie A, pas një mungese 33-vjeçare. Pas këtyre fitoreve tashmë objektivi i radhës për “jugorët” është Champions League, teksa në raundin e 1/8-ve ka “peshkuar” gjermanët e Eintracht Frankfurt.
Mbi këtë temë ka folur dhe portireri i Napolit, Alex Meret, i cili i konsideron “shqiponjat” e Frankfurtit si një kundërshtarë shumë të vështirë.
“Do të përballemi me skuadra shumë të vështira, duke filluar nga Eintracht, i cili do të jetë i vështirë për t’u përballur. Rruga që kemi marrë i ka habitur pak të gjithë. Kemi arritur rezultate të shkëlqyera dhe pak e prisnin. Ka një entuziazëm të madh për të vazhduar rrugën në Champions League, do të përpiqemi të bëjmë atë që kemi bërë në ndeshjet e kaluara dhe të shkojmë sa më shumë përpara”,- është shprehur “gardiani” i portave, të Napolit. /i.m /abcnews.al