Mercenarë shqiptarë në Ukrainë? Elezi: Sipas informacioneve, 9 persona kanë shkuar nga Kosova: Goxhaj: Pagesa është 3500 dollarë në muaj

schedule22:53 - 18 Mars, 2024

schedule 22:53 - 18 Mars, 2024

Eksperti i sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi thotë se sipas disa informacioneve, 9 qytetarë nga Kosova kanë shkuar në Ukrainë për të luftuar.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Elezi u shpreh se në Kosovë ekziston ligji që sanksionon qytetarët të cilët marrin pjesë në luftëra të shteteve të tjera.

“Ne jemi munduar që nga fillimi i luftës në Ukrainë, të provojmë të sigurojmë informacione rreth mundësive që qytetarët e Kosovës t’i bashkangjiten kësaj lufte në krahun e Ukrainës, për shkak se ishte krijuar opinioni që shtetet më të fuqishme në botë janë në krah të kësaj lufte dhe se ka mercenarë nga vendet e ndryshme të cilët do të luftojnë. Ne nuk kemi gjetur persona të cilat i janë bashkangjitur. Në Kosovë akoma ekziston ligji që sanksionon qytetarët e saj për të marrë pjesë në luftëra të huaja, mund të ndiqen penalisht. Mund të themi se deri më tani, janë dikur 9 qytetarë, 5 nga Kosova dhe 4 të tjerë nga Kosova që jetojnë në vende të tjera të Evropës. Pas rikonfirimit të presidentit, Rusia po përgatitet për eskalimin e situatës, po mundohet të krijojë opinionin se do të tentojë që t’i gjejë ato njerëz të Kosovës të cilët kanë marrë pjesë”, theksoi ai.

Gazetarja Anduena Llabani deklaroi se pas një komunikimi që ka pasur me Ministrinë e Brendshme në Ukrainë, i është thënë se informacionet se ka mercenarë shqiptarë në luftë, janë të pavërteta.

“Ministria e Brendshme shqiptare nuk ka informacion të tillë, e quan disinformacion që bëhet në kuadër të politikave që ka shteti rus. Kam arritur të komunikojë me Ministrinë e Brendshme në Ukrainë. Nga ministria e Ukrainës më deklarohet që flasim për deformim të informacioneve, të gjitha informacionet që vijnë, në rrugë, qoftë duke u financuar edhe media apo nga gazetarë të ndryshëm, vijnë nga shërbimi sekret rus. Burime të ministrisë së Mbrojtjes thonë që këto informacione nuk janë të vërteta. Definacioni i titullit mercenar është pak i vështirë për t’u përmbledhur. Nuk kanë lidhje drejtpërdrejt me vendin ku zhvillohet lufta, por vijnë me pagesë. Pagesa që ofron për shërbime të tilla, kryesisht për ushtarakë, paguhen fillimisht deri në 60 mijë euro, në dorë. Vetëm për të pranuar. Shuma, këto vitet e fundit, 80 mijë euro ofron cash në dorë për një person të kalibrit të tillë, për të marrë pjesë në luftë. Po flas për njerëz që kanë background, kryesisht të forcave speciale”, tha ajo.

Ndërkaq ish oficeri Dritan Goxhaj nënvizoi se pagesa për të huajt që luftojnë në Ukrainë, është 3500 dollarë në muaj, me një kontratë 6-mujore.

“Të gjithë ata të huajt që shkojnë në Ukrainë, përfshirë edhe shqiptarët, ata kanë vendosur disa standarde. Rekturohen në legjionin e të huajve në Ukrainë, ose në dy struktura të tjera, në regjimentin e gjeorgjianëve dhe në batalionin Sikapat. Në këto të treja përqëndrohen të huajt. Ata në fillim pranonin nga çdo lloj niveli, pra edhe nga ata që nuk kanë eksperiencë. Pas një viti, tani kanë vendosur kritere, ata që kanë eksperiencë ushtarake. Duhet të kesh një lloj specialiteti. Ky është kriter bazë. Pagesa është 3500 dollarë në muaj. Nuk ka pagesë tjetër, kontrata është 6-mujore. Legjioni i të huajve në Ukrainë”, nënvizoi Goxhaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!