Mercedes prezanton AMG GT Black me motorin më të fuqishëm

schedule13:59 - 18 Korrik, 2020

schedule 13:59 - 18 Korrik, 2020

Mercedes ka zbuluar modelin e ri AMG GT nga seria Black, që mund t’u japë shoferëve një përvojë të paharrueshme në një pistë garash por edhe në rrugë të zakonshme. Për krijimin e këtij modeli, kompania është frymëzuar nga makinat e garës AMG GT3, dhe që arrin një shpejtësi maksimale deri në 325 km/ orë.

Automjeti me dy dyer kap një shpejtësi nga 0 në 100 km/ orë brenda 3.2 sekondave dhe në 200 km/ orë në më pak se nëntë sekonda. Ka një motor 4.0 litra Turbo V8 i dyfishtë. Fibra e karbonit është përdorur gjerësisht në të gjithë makinën për të ulur peshën.

Një seri e zezë është gjithmonë një dy-vendësh. GT R Pro ishte i bazuar në GT R, por do të vini re që nuk ka asnjë R në GT Black Series, është një model krejtësisht i ndryshëm, ai përfaqëson atë që është teknikisht e mundur, një makinë e përkryer e bërë për gara, që gjithashtu mund të drejtohet në rrugë publike.”, shpjegon Joerg Letzel, menaxher i produkteve në AMG.

Megjithatë, “bisha” që pritet të dalë në treg në fillim të vitit të ardhshëm nuk ka ende një çmim zyrtar, por mendohet se do të kapë një vlerë më shumë se 200 mijë dollarë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!