Mercedes Benz njoftoi se makina elektrike Vision EQXX përfundoi me sukses testin prej 1000 km me një karikim të vetëm. Ishte ndër distancat më të gjata të përshkruara nga një automjet elektrik me një karikim të vetëm. Udhëtimi u zhvillua në disa qytete për 14 orë duke filluar nga Gjermania, Zvicra dhe Itala deri në Cassis në jug të Francës.
Gjendja e karikimit të paketës së baterisë kur mbërriti në Francë ishte rreth 15% dhe me një një konsum mesatar prej 8.7 kWh për 100 kilometra, sipas Forbes. Bateria e makinës ka një kapacitet prej 100 kWh. Çatia ka panele fotovoltaike për përdorimin e energjisë diellore, aerodinamika është e optimizuar në milimetër dhe sistemet elektronike të kabinës reduktojnë konsumin e energjisë.
Mercedes prezantoi për herë të parë Vision EQXX në fillim të këtij viti si një eksperiment kryesisht në efikasitetin e baterisë. Me synimet e saj sportive dhe dizajnin elegant e futurist, makina mund të rivalizojë makina të tjera luksoze elektrike si Porsche Taycan, Audi E-tron GT dhe Tesla Roadster.
VISION EQXX është Mercedesi më efikas i ndërtuar ndonjëherë. Kompania thotë se programi teknologjik që ka shënon një moment historik në zhvillimin e automjeteve elektrike.
/abcnews.al