Shumë njerëz mendojnë se lavatriçja nuk ka nevojë për pastrim sepse puna e saj është pastrimi i rrobave!
Arsyeja është se në lavatriçe grumbullohen papastërti në disa vende të asaj që lajmë dhe me kalimin e kohës fillon të marrë erë të keqe. Prandaj sigurohuni që ta pastroni të paktën një herë në muaj.
Për të pastruar makinën larëse, vendosni uthull e bardhë dhe ujë në një legen. Vendoseni përzierjen në një shishe spërkatëse dhe përdorni për të spërkatur gomat e saj.
Nëse shihni se lecka del e ndotur atëherë duhet të vazhdoni të spërkatni dhe fshini derisa të pastrohet plotësisht. Në fund vendosni uthull të bardhë në kutinë e zbutësit dhe bëni një larje në temperaturë të lartë./abcnews.al