Mënyra më e mirë për të thënë “Të dua” është të qëndroni të distancuar

schedule13:24 - 11 Shkurt, 2021

schedule 13:24 - 11 Shkurt, 2021

Nga Megan Marples – CNN

Disa thonë se distanca në një marrëdhënie sjell mërzi, por gjithashtu ju mban të sigurt, sipas udhëzimeve të fundit nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Dërgoni letra dashurie, dërgoni trëndafila ose çokollata, por mos planifikoni ndonjë aktivitet tjetër personal për Shën Valentin, me të dashurit tuaj.

 

Udhëzimet e CDC thonë se mënyra më e sigurt për të festuar festën është të qëndrosh në shtëpi me njerëzit që jeton ose mund të festosh në Internet.

Analistja Mjekësore e CNN, Dr. Leana Wen, një mjeke urgjence dhe profesore vizitore e politikës shëndetësore dhe menaxhimit në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit George Washington të Milkenit, paralajmëroi kundër çdo takimi me njerëzit që nuk jetoni.

Njerëzit mund të rrisin rrezikun  për t’u prekur nga virusi, duke organizuar një darkë  ose duke shkuar në një restorant të mbushur me njerëz. Gjimnazistët mund t’i ndajmë kartolinat e Shën Valentinit në shkollë, ndërsa studentët që ndjekin shkollën online, mund t’i dërgojnë po online.

Transmetimi i koronavirusit përmes produkteve është minimal, kështu që, “me të vërtetë nuk ka rrezik të dërgosh kartolina, lule ose çokollata tek individë të tjerë”, thotë Wen.

Njerëzit shpesh bien në dashuri në 5 gjuhë të ndryshme, sipas autorit Gary Chapman: fjalët e pohimit, gjestet e përkushtimit, marrja e dhuratave, koha cilësore dhe prekja fizike.

Këtu janë disa ide se si të festoni në mënyrë të sigurt Ditën e Shën Valentinit bazuar në këto gjuhë.

Fjalët e pohimit

Shkoni në shkollën e vjetër dhe shkruajini një letër me shkrim dikujt. Mund të jetë një letër dashurie për një partner ose një letër që do e bëjë dikë të kuptojë se po e mendoni.  Dërgoni një regjistrim zëri dikujt duke e komplimentuar. Kur t’ju mungon, ata mund të ridëgjojnë mesazhin tuaj për të dëgjuar zërin.

Gjestet e përkushtimit

Bëni mëngjesin për anëtarët e tjerë të familjes tuaj. Asgjë nuk është më mirë sesa të zgjohesh dhe të kesh një gjë më pak për të bërë në mëngjes. Për ata që janë jashtë familjes suaj, merrni parasysh që të keni dorëzuar mëngjesin. Krijoni një listë me këngë që ju kujtojnë dike dhe dërgojani. Kur t’i dëgjojë, do të mendojë për ty.

Marrja e dhuratave

Çojini dikujt ushqimin e tyre të preferuar. Për t’i dhënë një ngjyrim romantik, sugjerojmë ëmbëlsira dhe verë, ose luleshtrydhe dhe çokollata. Dhuroni një paketë dikujt, me artikujt e preferuar etj.

Koha produktive

Zgjidhni një ose dy receta të reja dhe përgatitini së bashku. Fikni celularët dhe jepini njëri-tjetrit vëmendje. Shikoni një film romantik bashkë etj. Ka shumë gjëra që mund të bëni, duke i dhënë rëndësinë e duhur romancës suaj.

Prekja fizike

Për anëtarët brenda familjes tuaj, përqafojini ata. Ka qenë një vit i vështirë dhe një përqafim mund të bëjë mrekulli duke shkrirë shqetësimet e dikujt dhe për t’i treguar se jeni janë të rëndësishëm për ju.

Për njerëzit jashtë familjes suaj, dërgoni diçka që mund të jetë inkurajuese fizikisht, si një batanije ose një kafshë shtëpiake për ta përqafuar./e.b-abcnews.al