Mënyra e pazakontë e Rihanna-s për të festuar ardhjen në pushtet të Joe Biden

schedule14:50 - 21 Janar, 2021

schedule 14:50 - 21 Janar, 2021

Si shumë yje të Hollywood-it, edhe Rihanna ka festuar për inaugurimin e presidentit Joe Biden. Vetëm pak orë pas inaugurimit të presidentit të ri, këngëtarja dhe sipërmarrësja ndau një fotografi në rrjete sociale të realizuar me Harper’s Bazaar shtatorin e kaluar.

Rihanna shfaqet me një triko blu në të cilën shkruhej “t’i jepet fund racizmit”, ndërsa mbante dhe dy qeska mbeturinash në duar. “Thjesht jam këtu për të ndihmuar”, shkroi krahas fotos shoqëruar me hashtagun We did it Joe.

Kujtojmë që pjesë e ceremonisë inauguruese ishte Jennifer Lopez dhe Lady Gaga, e cila interpretoi himnin kombëtar. Këngëtarja e “Bad Romance” u shfaq me një veshje të veçantë ndërsa mbante anash një pëllumb prej ari. Në Twitter, ajo tha se përmes pëllumbit që mban dhe një degë ulliri dëshironte të përcillte një mesazh për paqe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!