Mënyra e lehtë për ta mësuar fëmijën tuaj të vishet vetë

schedule17:42 - 22 Nëntor, 2021

schedule 17:42 - 22 Nëntor, 2021

Fëmijët fillojnë të mësojnë bazat e veshjes që në moshën 2 vjeçare.

Hapi i parë është që të hiqni vetë rrobat e “lehta” si çorapet. Mes 28 dhe 32 muajsh, fëmija ka të gjitha aftësitë zhvillimore për të ngritur pantallonat, për të veshur xhupin dhe pallton.

Mund të duhen vite që ai të vishet pa qenë ju prezent, por ju mund t’i mësoni atij bazat që tani.

Dy akset kryesore që ai të vishet vetë janë të ketë rroba që përshtaten lehtë dhe të ketë kujdes kur është i përqendruar dhe kur jo. Rrobat me llastik në vend të zinxhirëve apo butonave janë një fillim i mirë.

Është më e lehtë t’i heqësh sesa t’i veshësh

Rreth 26 muajsh, fëmija juaj do të jetë në gjendje t’i heqë vetë rrobat e tij, megjithëse do të ketë ende nevojë për ndihmë me vendet që kanë butona ose zinxhirë. Ju, nga ana juaj, thjesht mund të ndihmoni në këtë proces, si për shembull kur ai heq pantallonat, duke pritur deri në pjesën e fundit, për ta hequr plotësisht, për ta ndihmuar.

Jepini atij akses të lehtë

Rreth 30 muajsh, fëmija do të jetë në gjendje të zgjedhë rrobat që dëshiron. Një sirtar për rrobat e shkollës është një fillim i mrekullueshëm.

Truku me dyshemenë

Një truk i zgjuar është të vendosni rrobat në dysheme me anën që duhet të përshtatet dhe ta lini të voglin tuaj të vishet vetë.

Ai do të ulet në tokë për të veshur pantallonat dhe bluzën e tij dhe ju mund ta ndihmoni në fazat e fundit si një kapëse. Gjatë gjithë procesit do të jeni pranë tij në mënyrë që nëse është e vështirë t’i jepni disa udhëzime.

Nëse në fillim është e vështirë mos i ofroni menjëherë zgjidhjen, por lëreni të zbulojë vetë se çfarë po bën gabim dhe të gjejë anën e duhur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!