Mentori spiritual tregon se si “shëron” shpirtin e njerëzve, komenti për Covid-19

schedule11:12 - 20 Janar, 2022

schedule 11:12 - 20 Janar, 2022

Mentori spiritual, Gazment Curri ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku shpjegoi se si i ndihmon njerëzit që të arrijnë qetësinë shpirtërore. Gjatë intervistës për moderatorin Alban Musa, ai shpjegoi se prej 9 vitesh vepron si mentor shpirtëror. Ai tha se njerëzit kërkojnë më shumë të shpëtojnë nga traumat që kanë kaluar gjatë fëmijërisë si dhe të zgjidhin problemet në çift.

“Unë mundohem që të ndjekin logjikën dhe veten e tyre. I gjithë qëllimi nuk është që të krijojnë varësinë ndaj teje por t’i kthej dhe të kenë udhëzimin e tyre të brendshëm gjatë gjithë kohës. Ky është qëllimi im. Disa njerëz, duke lexuar informacione spirituale i kthejnë në një formë besimi dhe përfundojnë në këtë iluzion por sigurohem që këtë mos ta bëj.“, shtoi ai.

Ndër të tjera, ai u ndal dhe te ligji i famshëm i tërheqjes dhe se si të bëjmë më shumë para. “Njerëzit e keqkuptojnë ligjin e tërheqjes se duhet të mendojnë për gjëra të bukura. Nuk tërheq atë që mendon por atë që ndjen. Ai funksionon në bazë të ndjenjave. Duhet të krijosh ndjesinë brenda vetes që i ke këto lekët tanimë më.

Në momentin që mendon se do më shumë lekë, brenda teje ke ndjesinë që ke mungesën e lekëve. Të fillosh me gjëra të përgjithshme, për diçka që është e vërtetë. Për shembull “Unë kam mundësinë në jetën time për të fituar para” – kjo është e vërtetë. Fillon me afirmime të përgjithshme diçka që truri jot e beson.“, tha ai.

Ai gjithashtu bëri dhe një interpretimin për Covid-19. “Çfarë ka ndodhur këto dy vite në Tv? Informacione që i shikon në mënyrë të përsëritur, të cilat më pas bëhen bindja jote. Në këtë mënyra, subkoshienca thith informacionin dhe e kthen në bindje. Kjo krijon realitetin jo të jashtëm. Duke e kthyer këtë në bindje, krijohet frika. Kjo nuk ndihmon për asgjë por përkeqëson situatën. Krijohet stresi dhe pastaj dobësohet imuniteti.”

/abcnews.al