Mentor Kikia: Pengamarrja e Kamzës dëshmi se drejtësia në Shqipëri nuk funksionon

schedule21:50 - 29 Janar, 2020

schedule 21:50 - 29 Janar, 2020

Këtë të mërkurë në emisionin  “Byro Politike” me gazetaren Juli Xhokaxhi, është diskutuar në lidhje me pengamrrjen me dhunë të Jan Prengës 49 vjeç në Kamzë.

Të ftuarit kanë theksuar se drejtësia në Shqipëri është jo funksionale dhe pengamarrja dhe vrasja e fundit është dhe dëshmia kryesore e një gjendje të tillë në të cilën ndodhet vendi.

Drejtori i lajmeve në “Klan Plus” Mentor Kikia  në fjalën e tij nga studio e Byrosë Politike, është shprehur se procesi i pengmarrjes është një ngjarje e rëndë për opinionin publik.

“Nuk ka pas fare nevojë që të kesh informacion për drogën armët apo për makinat, nëse në këtë vend do të kishte funksionuar drejtësia grupi do të ishte arrestuar me kohë. Është e pashpjegueshme se si në mes të në zonë deri në ekstrem shfaqet një saraj shumë i madh luksoz dhe organet policore pyetjen që duhet të bëjë është se kur e kanë burimin këto para nuk e ka bërë. Ky është një biznes shumë i kushtueshëm për njerëz që s’kanë punë në Shqipëri”, eshte shprehur Kikia.

Ndër të tjera Kikia është shprehur se është e pabesueshme se si është e mundur që shokët e tyre në Angli arrestohen për shkak të hetimit ndërsa në vendin tonë ato lëvizin lirisht.

“Të gjithë njerëzit që e shkelin ligjin rregullisht nuk e kanë më frikë shtetin. Të gjithë ato që e kanë bërë rrugë nuk e kanë më frikë shtetin dhe rrëmbimin e kanë quajtur normale, pasi nuk ndalohen nga policia. Ndaj këtyre njerëzve duhet të kishte nisur hetimi. Ndërkohë që shokët e tyre në Angli janë ndaluar pasi janë ndjekur për të kuptuar se nga ju vijnë të ardhurat, ndërs anë Shqipëri kjo gjë nuk funksionon, kjo është pikpyetja e madhe se drejtësia ne vendin tonë nuk ekziston,” tha Kikia. /abcnews.al

EMISIONI I PLOTË

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!