Mentor Gjergjaj: Emri i kandidatit të ri për kryeministër pritet të shkojë në presidencë

schedule09:03 - 27 Prill, 2020

schedule 09:03 - 27 Prill, 2020

Gazetari Mentor Gjergjaj mëngjesin e kësaj të hëne në një lidhje direkte për Abc e Mëngjesit është shprehur se përpos situatës së pandemisë që ka përfshirë Kosovën, zhvillimet politike të kohëve të fundit kanë krijuar përcarje të grupeve.

Emri i Abdulla Hotit si kryeministër pritet që të shkojë sot ose nesër në zyrën e presidentit Hashim Thaçi.

Në të gjithë këtë situatë në Kosovë nuk janë ndalur dhe zhvillimet politike. Ka kaluar një muaj nga mocioni i qeverisë Kurti dhe tashmë LDK së bashku me partitë e tjera pritet që të krijojnë dhe koalicionin e ri qeveritar. Abdulla Hoti është dhe kandidatura më e re për kryeministër, ku pritet që sot ose nesër ti dërgohet dhe presidentit si kandidaturë.

Pritet që Vetëvendosja ta gjykojë si rast në Kushtetuese dhe pse elementë të ndryshëm të VV kanë paralajmëruar dhe për protesta, ka pasur njerëz të afër të kësaj lëvizje që kanë barë thirrje që të mos lëshohen zyrat dhe të ketë ekzistencë por nga kryetari i vetëvendosjes dhe nga zyrtarët e tjerë janë mohuar këto zëra”, është shprehur ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!