Menopauza, edhe në vajza të reja/ Mjekët: Ndikojnë faktorë gjenetikë, stili i jetës dhe ndotja e ajrit

schedule13:43 - 1 Dhjetor, 2024

schedule 13:43 - 1 Dhjetor, 2024

Menopauza, ose siç njihet ndryshe ndërprerja e menstruacioneve është një proces i natyrshëm biologjik tek grate, si dhe një ndër momentet më të vështira.

Sipas bluzave të bardha ky stad i rëndësishëm jetësor, nuk duhet të kaloj pa vëmendjen e specialistëve.

“Një paciente kur hynë në menopauzë, duhet të konsultohet me mjekun specialist, të marrë informacionin e duhur. Duke qenë se sot jetëgjatësia e jetës është rritur te gratë, 1/3 e jetës e kalojn në menopauzë, dhe sot po lobohet shumë për terapin hormonale avancuese. Me avancimin e shkencës po lobohet për nxjerrjen e këtyre preparatëve. Pastaj duke qenë se ndonjëherë pacienti  është skeptik, aktualishtë pacientët synojn më shumë tek terapia hormonale bimore. Medikamente që janë bimore, të ngjashme me hestrogjenin, aktiviteti fizik, vitamina  D, etj.”

Mjekja obstetër-gjinokologe  Anita Juniku tregon shenjat e para të menopauzës, si dhe ndryshimet që pëson metabolizmi i gruas.

“Shenjat e para që referojnë, një për qindje e madhe është afshi i nxehtë që vazhdo te kraharori dhe vijon e ngjitet në pjesën e qafës, që është pa shkak, fillon në mënyrë të menjëhesrëshme, ndonjëherë kur vijojn gjatë natës të prishin edhe cilësin e gjumit. Ndryshimet janë sistemike, nuk është thjeshtë mungesa e periodave, por shoqërohet me ndryshime në sistemin kardiovaskularë, në kocka, në tërësi komplet metaboizmi i gruas ndryshon në menopazë.”

Vitet e fundit menopauza nuk po shfaqet vetëm në moshën e mesme, por, edhe tek vajzat e reja. Përveç faktorit gjenetik, sipas mjekëve ka ndikuar edhe mënyra e të ushqyerit.

“Një rast që kam pasur mosha më e re është 23 vjeç, një paciente që ende se ka nisur jetën. Gjithnjë e më shumë po ulet mosha, nën 40, por, edhe nën mosjën 30 kemi  raste.  Predispizita gjenetike është shumë e rëndësishme, kur i pyesim këto pacientë thonë se kanë të afërt e menopauzë nën 40, si dhe sëmundje autoimmune, që bashkërenohen me njëra tjetrën që japin edhe këtë. Faktorët e jashtëm patjetër që ndikojnë, mënyra e të ushqyerit, stili i jetesës, si dhe ndotja e ajrit, etj.”

Kontrollet periodike, në çdo rastë do të minimizonin pasojat, ndaj specialistët këshillojnë vajzat dhe gratë që të kryejn kontrolle të vazhdueshme me mjekun specialist, edhe pa pasur simptoma.

Rastet kanë ardhur duke u rritur, them që janë të shpeshta, ndoshta gjithë bashkërendimi gjenetik dhe ambjental e ka vënë më në dukje, ka raste që janë edhe vajza akoma, të marrësh këtë lajm është më yronditëse, sepse ka pritshmëri për të krijuar familje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!