Ish-sulmuesi i Gjermanisë dhe rekordmeni i golave të shënuar në Botëror, Miroslav Klose, mori sot një detyrë të re. 41 vjeçari do të jetë asistenti i parë i Hansi Flick te skuadra e Bayern Munchen.
Klose e filloi detyrën e tij te kampionët e Gjermanisë, që në ditën e sotme, pasi drejtoi seancën stërvitore individuale që bënë disa futbollistë. Gjithashtu, Klose tha dhe fjalët e para pas marrjes së detyrës së re, duke thënë se mezi po pret të fillojë punën e tij dhe të bashkëpunojë me Hansi Flick.
“Është një ndjenjë shumë e mirë, mezi po pres të filloj e të punoj në detyrat që më janë caktuar. Hansi Flick dhe unë e njohim njëri-tjetrin prej shumë kohësh, pasi kemi kaluar shumë vite te kombëtarja e Gjermanisë. Ne i besojmë njëri-tjetrit, si në aspektin profesional, ashtu dhe në atë personal”, përfundoi ish-sulmuesi gjerman./abcnews.al
?️ Miroslav #Klose: “Es fühlt sich sehr gut an, ich freue mich unheimlich auf die Aufgabe. Hansi #Flick und ich kennen uns seit unseren gemeinsamen Jahren bei der deutschen Nationalmannschaft sehr gut, wir vertrauen uns sowohl fachlich als auch menschlich.” #MiaSanMia
— FC Bayern München (@FCBayern) May 7, 2020