Mëngjesi nis me shi dhe vranësira, pasdite rikthehet pranvera, sa do të jenë temperaturat sot

schedule07:22 - 1 Maj, 2021

schedule 07:22 - 1 Maj, 2021

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqiten në të gjithë territorin, duke gjeneruar  shira të afatshkurtër në veri dhe qendër gjatë mesditës. Ndersa pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë dukshëm kushtet e motit, ku kthjellimet do jenë mbizotëruese.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C  deri në 29-30°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor- Jugperëndimor  duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Paraditja vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta. Por mesdita dhe orët e para të pasdites sjellin reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Ndërsa sërish mbrëmja do të sjelli dominim të motit të kthjellët.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare dominojnë deri pas mesditës kur do ketë zhvillim të vranësirave në zonat perëndimore duke sjellë dhe ndonjë shi të izoluar.

Rajoni dhe Europa

Europa Perëndimore, pjesërisht ajo Qendrore dhe lindja e kontinentit vijojne të mbeten nën dominimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme me reshje shiu dhe herë pas herë stuhi ere. Ndërsa kthjellime dhe vranësira te lehta PARAQITEN Europa Veriore, Rajoni i Mesdheut dhe  Brigjet e Egjeut./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!