Mëngjesi nis i kthjellët, por gjatë ditës ka luhatje! Si do të jetë moti për këtë të shtunë

schedule07:17 - 8 Gusht, 2020

schedule 07:17 - 8 Gusht, 2020

Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e motit të kthjellët në bregdet por kthjellime dhe vranësira të shpeshta do ketë në zonat e ulëta dhe malore, të cilat gjatë pasdites do të sjellin rrebeshe shiu të izoluar veri-verilindje dhe juglindje.

Parashikohet që mbremja të vijojë me kthjellime dhe vranësira, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit ulen gjatë mëngjesit por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 35°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Verior- Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim deri 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Kthjellime dhe temperatura të larta MBIZOTEROJNE Europën Jugperëndimore dhe Qendrore. Po ashtu me kthjellime mbetet Lindja dhe Veriu i Europës.

Ndersa kthjellime të pakta, vranësira të shpeshta dhe rrebeshe shiu paraqiten pjesërisht vendet e Rajonit dhe Verilindja e Europës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!