Mëngjesi i parë në “BB VIP”, Getinjo flet për besimin në Zot: E mban yllin në qiell pa shtyllë

schedule11:20 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 11:20 - 6 Dhjetor, 2022

Mbrëmjen e djeshme në Klan Kosova nisi “Big Brother VIP Kosova”, ku pjesë e shtëpisë së famshme u bënë emra të njohur të shoëbizit. Ata do të garojnë me njëri-tjetrin për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Ndërkohë, disa prej tyre duket se e kanë nisur mëngjesin e parë në “BB VIP Kosova” duke biseduar për besimin në Zot.

Getinjo, Andi, Artani, Vivia e Arta, të cilët po qëndronin në oborr, ndan mendimet e tyre. Në një moment, reperi u shpreh se beson dhe se fuqia e Zotit është e jashtëzakonshme.

“Parameno, një qiell e sheh me yje, pa asnjë shtyllë e mban yllin në ajër, a e din çfarë fuqie është ajo”, tha Getinjo.

Gjithashtu, edhe ish-konkurenti i “Përputhen”, Andi u shpreh se beson në Zot./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)