Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas-hershme mbizotërojnë motin në vendin tonë gjatë paradites.
Mesdita sjellë zhvillim të vranësirave dhe shira të izoluar në vendin tonë. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të përmirësojnë dukshëm kushtet e motit në Shqipëri.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 34°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar ne det dallgëzim 4 ballë.
Rajoni dhe Europa
Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij do të përfshihet sërish nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta. Konkretisht në temperatura të larta paraqitet
Pellgu i Mesdheut dhe pjesërisht Qendra e Europës. Ndërsa Ballkani perëndimor pjesërisht paraqitet me mot të vranët dhe rrebeshe shiu.