Mëngjese lufte!

schedule08:04 - 22 Shkurt, 2022

schedule 08:04 - 22 Shkurt, 2022

Nga Edi Oga

Ky mëngjes nisi me tension mes shqiptarësh.

Luftojnë banorët e “5 Majit” me shtetin e tyre.

Medet!

Mbase janë në të drejtën e vet, por këtë luftë e kanë të humbur, sepse në këtë betejë ka më tepër policë sesa hallexhinj me ruspa sipër kokës.

Kjo ndodh sepse ne i kemi lënë vetëm ata hallexhinj.

Ne mendojmë se përsa kohë nuk po na prishin shtëpinë, nuk jemi hallexhinj.

Në këtë vend, raportet normale të gjërave kanë kohë që janë përmbysur.

Këtu ka më tepër patronazhistë sesa votues që vendosin me kokën e tyre.

Ka më tepër politikanë të korruptuar sesa të ndershëm. Ka më tepër dembelë sesa punëtorë. Ka më tepër pensionistë sesa kontribues të sigurimeve shoqërore.

Ky vend nuk ka të ardhme, sepse në këtë vend ka më tepër indiferentë sesa të përgjegjshëm, ka më tepër injorantë sesa të

arsimuar, ka më tepër hipokritë sesa njerëz të sinqertë. Ka më tepër njerëz që gënjejnë veten përpara sesa të mashtrohen nga të tjerët! /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!