Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i masave ajrore të ftohta por të kthjellëta në të gjithë Gadishullin e Ballkanit. Për pasojë: edhe në vendin tonë dita nis me kthjellime por në zonat malore VIJOJNE të jenë prezente ngricat dhe temperaturat e ulëta. Parashikohet që këto kushte atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës ndërsa vranësirat shfaqen në zonat Juglindore duke sjellë reshje të izoluara dëbore.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes po ashtu rritje sjellin edhe orët e mesditës duke luhatur ekstremumet ditore nga -5°C deri në 12 °C. Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgë 3 ballë.
Kosova
Kosova paraqitet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta gjatë orëve të paradites, por pasditja sjell shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e Kosovës, më të dukshme në zonat veri-veriperëndimore. Temperaturat e ajrit mbeten të ulëta duke bërë që maksimumi në rang territori të jetë 5°C në Gjakove e Prizren.
Maqedonia e Veriut
Moti i kthjellët dhe i ftohtë do te jete dominant edhe në MV por pasditja do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare. Temperaturat e ajrit do të jenë të ulëta ku termometri do të zbresë deri në 7 grade në manastir. Era do të fryje e lehte dhe mesatare me shpeshtesi 28 km h nga drejtimi veri verilindor.
Rajoni dhe Europa
Kthjellime dhe vranësira kalimtare do të mbizotërojnë pjesën më të madhe të kontinentit Europian. Konkretisht më diell do të paraqitet Europa Perëndimore, Qendrore dhe pjesërisht ajo Jugore. NDERSA zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare prej disa ditësh në Europën Lindore do të kushtëzoj vranësira, reshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulëta. Po ashtu Brigjet e detit të Zi vijojnë me stuhi ere dhe shira të rrëmbyeshëm. /Abcnews.al