Mëneri: Tirana, probleme psikologjike dhe në mbrojtje

schedule16:33 - 30 Shtator, 2019

schedule 16:33 - 30 Shtator, 2019

Tirana ka probleme psikologjik dhe dobësi në mbrojtje. Kjo është analiza e gazetarit sportiv, Fatmir Mëneri pas derbit të kryeqytetit të fituar nga Partizani.

Thuhet se është e lehtë të jesh trim pas lufte, por analizat gjithnjë duhen bërë. Aq më tepër pas një ndeshjeje derbi, ku Tirana mori një tjetër goditje të fortë, ndërsa Partizani i dha vetes shans për reagim. Gazetari sportiv Fatmir Mëneri, duke folur për Abc News-in gjykon se bardheblutë patën një minus të madh.

“Veç elementit teknik më duket se janë në lojë edhe faktorët psikologjikë. Duket sikur ka një ngërç të dukshëm psikologjik. Pavarësisht atmosferës së dukshme në vigjilje të ndeshjes, ajo që u manifestua në fushën e lojës ishte pikërisht kjo brishtësi”, tha Mëneri.

Mëneri sheh edhe një problemin tjetër kryesor tek Tirana. “Në tërësi të aspektit mbrojtës të gjithë skuadrës. Pavarësisht lëvizjes që ndonjëherë lëvizjet janë të sforcuara nuk mund të bësh eksperimentet në derbi”, tha Mëneri.

Partizani fitoi, por a mund të themi se është rikthyer, dhe se trajneri Lerda e ka ekipin me vete.

Them që nuk duhet të nisemi me një ndeshje. Një nga defektet më të mëdha të këtij kampionati është paqëndrueshmëria në lojë dhe rezultate e skuadrave. Gjykoj që skuadra me Tiranën ishte më mirë vendosur në fushën e lojës”, tha Mëneri.

Përtej atyre që quhen pretendentë kryesorë, Superliga ka protagonistë të rinj si Bylisi, Vllaznia apo Teuta./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!