Menemenspor kthehet për pazar te Laçi, bën ofertë për një nga senatorët

schedule10:18 - 27 Qershor, 2021

schedule 10:18 - 27 Qershor, 2021

Klubet turke e kanë kuptuar tashmë se lojtarët nga Shqipëria kanë cilësi dhe mund të bëjnë mirë në ligat e tyre dhe çdo verë mundohen të marrin disa prej më cilësorëve në vendin tonë.

Menemenspor ishte ndër klubet e parë, që ktheu sytë nga Superiorja, duke marrë Gentian Selmanin dhe David Domgjonin nga Laçi. Ky i fundit vazhdon të jetë market për skuadrën e Ligës së Parë turke.

 

Regi Lushkja është shënjestra e radhës. Star.com.tr raporton se Menemenspor ka bërë një ofertë në drejtim të Laçit, që e ka ende nën kontratë 25-vjeçarin dhe pret përgjigjen e presidentit Pashk Laska.

Lushkja luan me Laçin që në vitin 2016, kur erdhi nga Besa dhe është një ndër lojtarët kryesorë të kurbinasve. Mesfushori në sezonin e fundit luajti në 33 ndeshje dhe kontribuoi me 5 gola dhe 3 asiste. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!