Mendy “pastron” Chelsea nga golat, mbrojtja si 10 vite më parë

schedule10:59 - 5 Nëntor, 2020

schedule 10:59 - 5 Nëntor, 2020

Chelsea më në fund ka gjetur qetësi në mbrojtje. Portieri Kepa e kishte humbur totalisht besimin në vete dhe ndeshje pas ndeshje regjistronte gafa, duke ulur edhe besimin e mbrojtësve.

Ardhja e Edouard Mendy ka risjellë qetësinë te Chelsea dhe skuadra është shumë më e sigurt mbrapa. Senegalezi erdhi si sugjerim Petr Cech dhe duket se çeku ka goditur në shenjë.

Gardiani çdo ndeshje tregon sigurinë e tij dhe i jep besim mbrojtësve. Për herë të parë që nga tetori i vitit 2010 Chelsea arrin të mbajë portën e pastër në pesë ndeshje rresht.

Padyshim efekt të drejtpërdrejt e ka Mendy. Skuadra e Lampard tashmë është “shëruar” në mbrojtje dhe duket se është gati të luftojë për vendet e para të Premier League. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!