Mendy e Marcelo disa javë jashtë, Real Madridit i “plagosur” në krahun e majtë

schedule18:13 - 17 Shtator, 2021

schedule 18:13 - 17 Shtator, 2021

Ferland Mendy do duhet të qëndrojë edhe disa javë jashtë fushave për shkak të shqetësimeve të tij muskulore. Francezi pësoi dëmtim para ndeshjes me Celta Vigo dhe tani do duhet që qëndrojë edhe tre javë jashtë fushave.

Në këto kushte ai do kthehet të luajë për Real Madrid vetëm më datë 17 tetor Ndaj Athletic Bilbao, pas grumbullimeve të kombëtareve. Ndeshjet eliminatore të Botërorit i japin atij më shumë për të pushuar dhe u rikuperuar pa sforcime.

As mbrojtësi tjetër i majtë, Marcelo, nuk ka gjasa të kthehet para grumbullimeve të kombëtareve. Gjithashtu, David Alaba ka probleme muskulore. Nacho Fernandez dhe Miguel Gutierrez janë dy opsionet e vetme të Ancelottit për ndeshjet ndaj Valencia, Real Mallorca, Villarreal, Sherif dhe Espanyol. /abcnews.al