Benjamin Mendy, futbollisti i Francës, pas ndeshjes me Shqipërinë foli për përballjen e fituar, atmosferën në stadium dhe për ata që i hapën probleme atyre. Gjithashtu, në deklaratën për “Supersport” vuri në dukje edhe faktin që kishin ndryshuar modul.
“Ishte një ndeshje e vështirë. Luajtëm jashtë, atmosfera ishte shumë e bukur për Shqipërinë dhe e vështirë për ne. Ishte bukur të luanim në stadiumin e ri. Na duhej të ruanim vendin e parë, kërkuam fitoren dhe ia dolëm.
Shqipëria luajti mirë, bënë presing lart. I studiuam përpara ndeshjes, luajtëm për herë të parë me këtë skemë. Bëmë mirë, rëndësi kishte fitorja, ia dolëm dhe jemi të lumtur“, përfundon mbrojtësi i majtë i Manchester City. /abcnews.al