Mendy: City si FBI, kontrollon edhe frigoriferin tim! Ju tregoj dhuratën e Pogba

schedule10:53 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 10:53 - 19 Dhjetor, 2019

Benjamin Mendy, mbrojtësi i majtë i Manchester City, kampion bote me Francën, ka zbuluar disa sekrete në një prononcim të dhënë për “Otro”. Futbollisti 25-vjeçar tregon dhuratën që Paul Pogba u ka bërë shokëve të skuadrës, kur fituan Kupën e Botës 2018.

“Unaza e kampioneve ishte dhurata. Paul na kishte premtuar, se në rast e fitonim Kupën e Botës, do të bënte një surprizë për të gjithë. Në unazë është gdhendur emri im, rezultatet e fazës së grupeve dhe dy yjet të vegjël”, shprehet Mendy, i cili tregon se ka qenë llupës.

Gjithsesi te “Qytetarët” ai është nën kontroll të plotë: “Manchester City është si FBI. Kur isha i vogël tendenca ime ishte të mos kontrollohesha te ushqimi, kurse tani kam një shef të specializuar që kontrollon dietën ime dhe me mbush dhomën e ushqimeve dhe frigoriferin”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!