Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Menduh Thaçi paralajmëroi humbjen e BDI/ “Ali Ahmeti nuk ndali copëtimin e shqiptarëve në shumë parti”

schedule12:55 - 20 Tetor, 2025

schedule 12:55 - 20 Tetor, 2025

Nga Real Story i gazetarit Sokol Balla, disa muaj përpara zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut është paralajmëruar humbja politike e Ali Ahmetit në lokalet e 19 tetorit.
Sinjali erdhi nga ish bashkëpuntori i tij, Menduh Thaçi, kreu i partisë demokratike shqiptare, një nga themeluesit e partive shqiptare në terrenin e vështirë të Shkupit politik pas viteve ’90.

Sipas tij, Ali Ahmeti nuk e mbajti fjalën për të parandaluar krijimin e grupimeve të vogla shqiptarësh që më pas do të keqpërdoreshin nga partitë maqedonase, ç’ka duket se ngjan me atë që sot quhet koalicioni VLEN dhe është në pushtet me kryeministrin Hristian Mickoski.
Ky i fundit, i akuzuar se është një mashë në duart e Beogradit…

Sokol Balla: Z.Thaçi, mënyra si ju folët normalisht nxjerr logjike pyetjen, se disa nga tezat që ju përmendët për korrupsionin, për tranzicionin e zgjatur, për shkatërrimin e sistemit arsimor, praktikisht vë në dyshim të gjithë sa është arritur së paku në letër, këtë çerek shekulli në Maqedoninë e Veriut që pas përfundimit të luftës. Dhe ju përdorët edhe termin shumë të rëndë, ‘shqiptarët tanë’ dhe ‘shqiptarët e atyre’ ju vetë ku e shikoni te kjo deriçkë e hapur që thatë po lini hapur, ju vetë ku e shikoni veten më afër kujt? Se mesa po shoh me z.Ahmeti i keni prishur ujërat përfundimisht.

Menduh Thaçi: Po, dhe ka arsye pse. Unë dy herë kam patur pakt me z. Ahmeti dhe dy herë më ka mashtruar. Pakti i parë është viti 2001, pakti i dytë është zgjedhjet e kaluara parlamentare. Ky pakt ishte për të parandaluar këtë situatë, që të vijnë grupime të vogla shqiptarësh që t’i keqpërdorin partitë maqedonase. E dini sa absurde është situata. Maqedonasit janë pak më shumë se ne, populli shumicë. Dy parti kanë ata, ne jemi më pak se ata dhe kemi nja 200 mijë parti.

Sokol Balla: Për çfarë arsyesh?

Menduh Thaçi: Po e bën dikush këtë, nuk është kjo gjenetikë, e stimulon. Këtu duket si politika klandestine po aq shumë kam përvojë që mund të flas edhe me argumente dhe me fakte. Nuk është .. do të isha jokorrekt nëse direkt e vendos përgjegjësinë vetëm te z.Ahmeti, është një proces i përzier, është një proces..

Sokol Balla: Dikush mund të thotë edhe ju keni qenë aty nga dita zero.

Menduh Thaçi: Po, dallimi mes meje dhe tij është se ai ka qenë 23 vjet në pushtet, ndërsa unë të gjitha tre. Këtu është dallimi sa i përket, nivelit dhe sasisë të përgjegjësisë.

Shkëputja e Ali Ahmetit nga realiteti është një tjetër argument që Menduh Thaçi sjell për rënien e kreut te BDI nga skena politike.

Menduh Thaçi: Ndërsa Ali Ahmeti vjen prej një miljeje të një romantike të pranueshme të politikës shqiptare, por që herë pas herë nuk ka pikë kontakti me realitetin e kësaj politike momentalisht ku gjendemi ne. Shqiptarët e Maqedonisë, nuk jemi në gjendje të mirë.

Madje sipas tij, Ahmeti nuk e ka me mbështetjen e perëndimit, dhe karta e tij e çlirimit ka rënë, bashkë me premtimet për ruajtjen e të drejtave të shqiptarëve në vend.

Menduh Thaçi: Ai ka humbur tërësisht mbështetjen e perëndimorëve. Dhe ne nuk duhet të sillemi si ata që nuk kuptojnë se çfarë ndodh përreth nesh. Kjo qeveri, ende dhe këta grupe të vogla partish të shqiptarëve janë në qeverisje për shkak të zhgënjimit të pafund, të amerikanëve dhe evropianëve me politikën e z.Ahmeti. Tani po dal të flasim për ne. Ne një kohë të gjatë, që kur është paraqitur në skenë z.Ahmeti kemi lënguar politikisht për shkak se ai gjithmonë e valëviste flamurin se unë ju kam çliruar dhe unë po them sot se ai vetëm me idenë sublime të çlirimit apo kryengritjes së një populli e ka kompromentuar dhe e ka korruptuar.

Sot VLEN është shndërruar në partinë e dytë të dale nga zgjedhjet lokale të 19 tetorit, menjëherë pas VMDRO-DMPNE-së së Mickoskit, ç’ka duket se do të mbaje larg zgjedhjet parlamentare të parakohshme në vend, dhe të sigurt në pushtet partinë e ekstremit të djathtë, edhe pse paradoksi është se ajo do të drejtojë me ndihmën e një partie shqiptare e krijuar me nxitjen e Albin Kurtit, që të paktën në sipërfaqe ruan linje ideologjike të majtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!