“Mendova të zhdukja kufomën”, piloti i hedh fajin 20-vjeçares që vrau: Druhesha për vajzën, e lëndonte

schedule13:59 - 19 Qershor, 2021

schedule 13:59 - 19 Qershor, 2021

Babis Anagnostopoulos rrëfeu pas më shumë se 1 muaji se e varu me duart e tij bashkëshorten e tij britanike Caroline Crouch. Megjithatë, në rrëfimin e tij, edhe pse i penduar për atë që bëri, ai e përshkruan 20-vjeçaren si të dhunshme ndërsa tregon se druhej për shëndetin e vajzës 11-muajshe.

Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e pilotit 32-vjeçar i cili tregon si ndodhën, sipas tij, ngjarjet natën e vrasjes. Ai e paraqit Caroline si një nënë të rrezikshme që kishte nisur të lëndonte edhe vajzën.

“Nëse nuk jam unë në shtëpi, çfarë mund të bëjë ajo me vajzën? Ta vrasë? Citohet të ketë thënë Anagnostopulos në dëshminë e tij.

Duke folur për mbrëmjen e vrasjes, Babis tregon: “Ajo filloi të bërtiste sepse i solla të voglën dhe nuk e lashë të flinte. Ndërkohë vajza ishte zgjuar. Pastaj Caroline në nervat e saj, kapi foshnjën me të dy duart dhe e hodhi fort në krevatin e saj, duke thënë diçka të tipit të ‘të thashë që nuk e dua këtu. Të thashë që nuk e dua këtu’. Lidia qau natyrisht “.

Ai më pas tregon: “Vrapova për të parë nëse fëmija ishte mirë. Pashë që për fat të mirë nuk ishte vrarë, por ishte shumë e frikësuar dhe po qante. E përqafova dhe i thashë Caroline: “A je mirë? Po vë dorë mbi vajzën? Dhe ajo m’u përgjigj: Bëj çfarë të dua. Mora Lidian dhe zbrita përsëri në dhomën e ndenjes…”

“….Vajza po flinte në divan. Nuk e kisha harruar atë që Caroline i bëri. Po mendoja nëse e bëri këtë ndërkohë që isha unë aty, po të mos jem unë çfarë i bën vajzës? Mund ta vrasë? Kjo nuk më hiqej nga mendja.”

Më pas, 32-vjeçari tregon sesi u ngjit sërish në papafingo ku gjeti të renë duke fjetur më pas “si pa e kuptuar” i mori jetën.

“U ngjita në dhomën e gjumit edhe një herë për të bërë një përpjekje të fundit që ta bëjë Caroline të kuptonte sa e shëmtuar ishte ajo që po bënte. Caroline ishte duke fjetur. Për të mos e trembur, u shtriva pranë saj dhe e përqafova. Caroline ishte me fytyrë poshtë në shtrat dhe ana e djathtë e fytyrës ishte mbështetur në jastëk. Unë i thashë: Ta marr vajzën dhe të ngjitem lart? Dhe ajo mu përgjigj: “Jo, mos e sill, nuk e dua”.

Ajo filloi të përpiqej që të lëshohej nga krahët e mi. Unë i thashë që e vogla duhet të ngjitet lart dhe të flejë. Caroline vazhdoi të dridhej, unë e mbajta gjithnjë e më fort sepse doja ta bëja të më dëgjonte. Po dridhej. Fytyra e saj ishte mbi jastëk. Vazhdova ta mbaja fort në krahë derisa kuptova që Caroline kishte ndaluar së lëvizuri. U përpoqa ta zgjoja. Më kot. Çfarë do të ndodhte me fëmijën tim? Mendova ta zhdukja kufomën e saj. Për ta bërë të besueshme, duhej ta lëndoja qenin. “Askush nuk do të mendonte se mund ta lëndoja qenin … Unë dua që të gjithë të kuptojnë se ajo që bëra më pas e bëra që Lidia të mos mbetej pa baba.”

Sipas rezultateve, Caroline ndërroi jetë nga mbytja pasi luftoi për rreth 6 minuta për ajër. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!