Mund të mos duken si motër e vëlla, por këta dy fëmijë që shikoni në foto janë binjakë. Edhe pse shanset për të patur binjakë me ngjyrën e lëkurës, sytë dhe flokët të ndryshme, janë të pakta, kjo nuk është e pamundur.
Kachi dhe Kamsi janë dy binjakët që kanë lindur në vitin 2016. Kachi ka albinizëm, një sëmundje e cila bën që prodhimi i melaninës të mos jetë i mjaftueshëm, gjë që ndikon në pamje kryesisht në sy, lëkurë dhe flokë.
Nëna e binjakëve, Judith Nwokocha rrëfën për “Bright Side” se në fillim ishte e shokuar. “Për herë të parë mendova që infermierja më dha fëmijën e gabuar. Mendova se e kishte ngatërruar me dikë tjetër.”, tha ajo. /abcnews.al