Një banesë është bërë pre e grabitësve mbrëmjen e së dielës në Lezhë.
Pronari i shtëpisë Gjergj Doçi, ka treguar momentin kur u dhunua nga grabitësit në banesën e tij.
Ai në fjalën e tij është shprehur se në fillim zhurma që ndjeu mendoji mos ishte një shaka nga fëmijët por kur ka dalë nga dhoma ka parë dy persona të maskuar.
Sipas tij njëri ka pas armë në dorë ndërsa tjetri një dorezë hekuri, ai është shprehur se atë e kanë goditur në kokë, ndërsa gruaja është lënduar më shumë nga dhuna e ushtruar nga grabitësit.
“Sa isha shtri që të flija, dhe dëgjova zhurmë dolën fëmijët duke bërtit dhe unë mendova se po bënin shaka dhe po loznin, Kur dola nga dhoma pash dy njerëz të veshur me të zeza të maskuar njëri kishte armë njëri një si doreze hekuri në dorë, më gjuajti dhe më la pa ndjenja pas meje doli gruaja dhe ajo është me lënduar se unë te pjesa e syrit. Na kërkonin lekët, njëri rrinte me armë dhe kërkonte që të jepnim lekët por ne s’kishim, ato morën telefonat dhe lekët që gjetën dola me i pa nga ikën dhe kaluan sipër murit. Kanë ikur në këmbë”, ka thënë a.e.su./abcnews.al