Henry Kissinger ka rënë viktimë e rusëve që pretendonin se ishin Volodymyr Zelensky, duke i thënë se Ukraina qëndronte pas sabotimit të gazsjellësit Nord Stream.
Diplomati amerikan besonte se po i drejtohej vetë presidentit të Ukrainës dhe për këtë arsye theksoi se nuk do ta kritikojë atë për hedhjen në erë të dy tubacioneve Nord Stream, siç tregohet në videon, të cilën dy rusët e postuan me pseudonimet e artit, Vovan dhe Lexus, të martën.
Në një moment, rusët e pyetën Kissinger nëse mendonte se Rusia hodhi në erë tubacionet e gazit. Në fillim ish-sekretari amerikan i Shtetit, i cili së fundmi festoi 100-vjetorin, dukej hezitues.
“Të jem i sinqertë, mendova se e ke bërë”, tha më në fund Kissinger.
Dy rusët, Vovan dhe Lexus, emrat e vërtetë të të cilëve janë Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, shpesh bëjnë shaka me politikanët, siç ndodhi nëntorin e kaluar me presidentin polak Andriy Duda.
Kissinger u kritikua nga Zelensky vitin e kaluar kur ai shprehu pikëpamjet e tij për luftën e Rusisë në Ukrainë dhe sugjeroi që Krimeja dhe territoret e tjera të Ukrainës të jenë të negociueshme.
/abcnews.al