Në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani në ABC News ka qenë e ftuar Luke Dodaj, burrnesha 68-vjeçare nga Mirdita.
Luke Dodaj për një periudhë të gjatë ka punuar si mësuese, ndërsa tani është në pension.
Dodaj tregon se ka vendosur të bëhet “djali” i shtëpisë, pasi familja e saj ishte e përbërë vetëm nga vajza, ata janë 6 motra, ndërsa Dodaj ka qenë vajza e tretë.
Ajo thekson se vendosi të mos martohej dhe të ndihmonte familjen e saj, pasi ishte vetmja që punonte dhe kishte një rrogë, ndërsa prindërve u bëri me dije që të mos pranonin asnjë kërkesë që vinte për martesë.
68-vjeçarja thekson se gjatë gjithë jetë së saj ka pasur shokë dhe ka respektuar njerëz, por kurrë nuk ka dashuruar.
View this post on Instagram
“Vendimin e mora për arsye të kushteve ekonomike dhe përbërjes, që ishim vetëm vajza, 2 motrat e mëdha ishin të martuara kur unë mbarova shkollën. Isha e para që mbarova shkollën dhe duke shikuar hallet familjare vendosa të mos martohesha. I thash prindërve që mos pranojnë asnjë kërkesë për arsye se unë do të rrijë me ju. Do ju dal unë si djalë juve.
Kisha besim të forcat e mia dhe kisha besim se do ta bëja familjen time të lumtur.
Kam punuar në fshat mësuese deri në vitin 2007, më pas u mbyll shkolla për shkak të reformave në arsim. 6 vite më lanë pa punë. Kërkova punë gjatë gjithë kësaj kohe, nuk ma hapshin derën.
Gjatë asaj kohe na kanë ndihmuar motrat e martuara, nënën e kisha në pension, ndërsa babai në këtë kohë më kishte ndërruar jetë.
Përveç meje që kisha rolin e djalit, motra e madhe na ka fal djalin neve në moshën 4 vjeçare, pasi baba gjatë gjithë kohës përmende faktin që nuk kishte djalë.
Kur unë kam ngel pa punë, ishte dhe nipi edhe nusja në shtëpi, atë e martuan ne. Nipi ka 3 vajza dhe një djalë.
Para se nipi të shkonte në shkollë, një nga motrat filloi punë në kooperativë, motra tjetër vazhdoi punë si ekonomiste dhe e fundit po ashtu vazhdoi shkollën për mësuese.
Tani kam 5 vite që jetojmë në Tiranë. Një vit pasi me vdiq nëna, erdhëm në Tiranë, pasi nipi i ka fëmijët këtu në Tiranë.
Tani unë jam pensioniste. Familje ku jetoj me tipin, janë për mua shembullor. Fëmijët duan me më thënë nëna, por unë i them me thoni teze, siç më thotë babai juaj.
Në fshat me respektonin si burrneshë, me merrte gjithë fshati për krushk.
Nuk ke njohur asnjë burrë?
E kam vendos për mos me njohur. Kam pasur shokë dhe shoqe, por jo gjë tjetër. Unë jam martuar me veten time.
Nuk kam dashuruar asnjëherë. Vazhdoj të jem e virgjër dhe jam krenare për këtë”, shprehet burrnesha Dodaj.r.t/abcnews.al