“Mendoja që ishte pak budalla”, sot çifti i famshëm në pritje të një fëmije

schedule09:20 - 4 Mars, 2020

schedule 09:20 - 4 Mars, 2020

Jo ç’do fillim dashurie ka rrahje të forta zemra, flutura në stomak, ëndrra me sy hapur e gjëra të ëmbla si këto. Ka nga ato që nisin egër, me paragjykime, por që marrin kthesë tjetër rrugës. E ngjashme ka qenë historia e Sophie Turner dhe Joe Jonas. Besojeni ose jo, ajo jo vetëm që s’e ka menduar Joe-n si partnerin e jetës, por mendonte se ishte pak budalla.

Aktorja kujton detaje nga takimet e para me bashkëshortin dhe përshtypja e parë, s’ishte dhe aq e favorshme.

“E prisja që të më shfaqej me roje sigurie dhe gjëra si këto, duke marrë parasysh nivelin e famës. Mendoja se do të ishte budalla dhe solla gjithë miqtë e mi që ta takonin.”- u shpreh ajo shkruan Elite Daily

Në fakt, ndodhi që Joe u shfaq në lokal vetëm me një njeri. Rezultoi se nuk ishte aspak siç mendoi ajo dhe kështu kaluan ca orë të këndshme në shoqërinë e Sophie-s dhe miqve të saj.

“Nuk solli roje sigurie, vetëm një shok. Ata pinë njësoj si ne të tjerët. Mbaj mend që për pak minuta ishim vetëm ne të dy në pistë. U spostuam për të gjetur një cep dhe folëm. Biseda zgjati me orë të tëra dhe s’ndihesha fare e lodhur apo e besdisur. Nuk ishin biseda të thjeshta, ishte e thjeshtë të bisedoje me të. Shumë shpejt ndodhi që u bëmë të pandarë.”- vijoi Turner.

Edhe pse kurrë s’ka qenë një fanse e Jonas Brothers, fati i kishte rezervuar njërin prej pjesëtarëve. Pak kohë pas lidhjes, ata u martuan në mënyrë sekrete dhe tani janë në pritje të një bebushi, që gjithashtu duan ta mbajnë shumë larg paparacëve dhe medias./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!