Mendoi se ishte një mashtrim, virusi i merr jetën të riut që mori pjesë në festën “Covid-19”

schedule12:44 - 12 Korrik, 2020

schedule 12:44 - 12 Korrik, 2020

Një 30-vjeçar humbi jetën nga koronavirusi në San Antonio të SHBA-ve, pasi mori pjesë në të ashtuquajturën “Party Covid-19”. Një mjeke e spitalit Methodist, ku i riu humbi jetën, tha se pacienti mendonte se pandemia e koronavirusit ishte një mashtrim.

Unë mendoj se kam bërë një gabim. Mendova se kjo ishte një shaka, por nuk qenka kështu.“, kanë qenë fjalët e 30-vjeçarit përpara se të ndërronte jetë. Mjekja Jane Appleby tha se vendosi ta ndajë këtë histori jo për të trembur njerëzit, por për të përcjellë nje mesazh se virusi mund të prekë këdo, shkruan abcnews.al.

Ajo tha se virusi nuk përjashton askënd, ndërsa iu bëri thirrje të gjithëve që të përdorin maskë dhe të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur.

Ai me të vërtetë nuk e besoi,” tha Appleby. “Ai mendoi se sëmundja ishte një mashtrim, se ishte i ri dhe ishte i pathyeshëm dhe nuk do të preket nga sëmundja. Lutja ime për komunitetin tonë dhe veçanërisht për të gjithë të rinjtë është që ta marrin seriozisht këtë sëmundje.“, tha mjekja. /abcnews.al/