Të gjithë gënjejmë. Tregimi i të pavërtetave konsiderohet imorale në të gjitha kulturat, qofshin ato të ashtuquajturat gënjeshtra të bardha, të cilat i përdorim kur nuk duam të lëndojmë dikë, ose gënjeshtra më të vështira që të tjerët do t’i kuptonin si një tradhti të madhe besimi.
Përveç kësaj, hulumtimet shkencore kanë treguar se gënjeshtra ka pasoja negative për shëndetin tonë. Në Universitetin e Notre Dame në shtetin amerikan të Indianës, psikologët hetuan se si gënjeshtra ndikon te njerëzit. Ndër të tjera, ata zbuluan se njerëzit thonë mesatarisht 11 gënjeshtra në javë.
Hulumtimi
Profesor Kelly, nga universiteti i lartpërmendur, studioi sjelljen e 110 vullnetarëve të shëndetshëm për 10 javë. Ai u tha gjysmës së pjesëmarrësve se gjatë kësaj periudhe se nuk duhet të gënjejnë, dhe se nuk mund t’i shmangen përgjigjes së pyetjeve apo qëllimisht nuk japin përgjigje të plotë.
Të tjerët ishin të lirë të gënjenin sa herë që kishin mundësi, por me kusht që të regjistronin secilën nga këto gënjeshtra dhe t’i raportonin një herë në javë ekipit shkencor për studimin. Më pas, vullnetarët u dërguan në një test detektor për të kontrolluar nëse informacioni që u kishin dhënë studiuesve ishte i saktë.
Atyre iu desh të shkonin edhe në ekzaminimin te mjeku dhe psikologu, me qëllim kontrollin e shëndetit fizik dhe psikologjik. Besoni apo jo, rezultoi se individët më të shëndetshëm gënjejnë më pak se ata që vuanin nga një sëmundje, duke përfshirë njerëzit të cilëve u ishte thënë qartë që të tregonin gjithmonë të vërtetën.
Studiuesit spekulojnë se ky rezultat i eksperimentit të tyre mund të shpjegohet me faktin se shumë prej pjesëmarrësve ndjeheshin fajtorë, gjë që rriti stresin e tyre, gjë që uli imunitetin dhe i bëri ata më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të ndryshme.
Pasojat shëndetësore të gënjeshtrës
Nëse nuk keni probleme, gënjeshtra do të bëjë që trupi juaj të sekretojë kortizol, hormonin e stresit, i cili do të rrisë rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut. Kjo ndjenjë shqetësimi do t’ju prishë oreksin, do t’ju pengojë të bëni gjumë cilësor dhe përndryshe do të ndikojë negativisht në rutinën tuaj të përditshme.
Ekziston gjithashtu një shans që të keni probleme menstruale, dhimbje koke dhe sëmundje më të rënda. Nuk kemi nevojë t’ju shpjegojmë se asnjë nga këto nuk është e mirë për trupin tuaj, prandaj këshillohet që të gjeni një mënyrë për të ndaluar një herë e përgjithmonë gënjeshtrën.
Si të përmbaheni nga gënjeshtra?
Njerëzit gënjejnë nga përfitimi, dobësia dhe për t’u kursyer të tjerëve disa të vërteta të pakëndshme. Për të ndaluar llojin e parë dhe të dytë të gënjeshtrës, duhet të mendoni seriozisht se çfarë lloj personi dëshironi të jeni, si në sytë e të tjerëve ashtu edhe në sytë tuaj.
Në rastin e llojit të tretë të gënjeshtrës, ju këshillojmë të gjeni një mënyrë për të shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë për disa pyetje të ndërlikuara dhe për të tërhequr vëmendjen për diçka tjetër me përgjigjen tuaj. Nëse, për shembull, një mik ju pyet nëse ju pëlqen prerja e re e flokëve dhe ju thoni jo, mos ia tregoni drejtpërdrejt.
Është më mirë t’i tregoni atij se sa mirë duket me veshjen që ka veshur, ose se është më e mirë se flokët e saj të mëparshme. Sigurisht, është gjithashtu e rëndësishme që të besoni në atë që thoni. /abcnews.al