Javier Tebas, presidenti i La Liga, i ka përcjellë një mesazh Lionel Messit. Ai këshillon sulmuesin argjentinas të mendohet mirë nëse vendos të largohet nga kampionati spanjoll dhe Barcelona. Për Tebas kjo lëvizje do ta dëmtonte reputacionin e ylli të katalanasve.
“Kemi qenë me fat që e kemi shijuar futbollin e tij për shumë vite, por Messi duhet të mendohet me kujdes për atë që bën në të ardhmen. Është e vërtetë që ai mund të marrë një ofertë më të mirë në aspektin financiar, por i duhet të ruajë reputacionin e krijuar në më shumë se 20 vite” është shprehur Tebas për AFP.
Më tej ai nuk e pranon se këto deklarata i bën që të frenojë largimin e Messi nga La Liga. Këtë ai edhe argumenton me këtë deklaratë: “Nuk do të ishte një dramë. Cristiano Ronaldo u largua, gjithashtu edhe Nymar.
Neymar shkoi te PSG dhe nuk kam parë që kampionati francez të ketë arritur një super nivel për shkak të tij. Ky është realiteti. Njerëzit që mendojnë se lojtarët janë ata që e përcaktojnë një garë, e kanë gabim”. /abcnews.al